global-care-albania-logo“Ne nuk mund të ndryshojmë gjithë botën, po mund të bëjmë një botë ndryshe për një femijë”

 

 

GCA është një organizatë që punon me fëmijët në rrezik. Puna në Shqipëri ka filluar në 1999, pas luftës së Kosovës. Një pyetësor me fëmijët e rrugës që shisnin cigare, na coi në një zonë që quhet Bathore. Bathorja është një nga zonat periferike të Tiranës, dhe është krijuar nga migrimi i jashtëligjshëm i popullsisë nga zona të thella rurale dhe të izoluara të Shqipërisë.

Varfëria, problemet sociale dhe ekonomike ishin kaq të ashpra sa e nxiti GCA të fillojë punën me programe fëmijësh duke përfshirë edhe elemente nga jeta e tyre e përditshme, si shkolla, familja, shoqëria.

Një nga sfidat që GCA përballet prej 12 vitesh tashmë, është vulnerabiliteti i fëmijëve dhe grave. Në ditët e sotme shumë pak progres është bërë kundrejt kësaj gjëjë. Pjesa më e madhe e investimeve të bëra nga shoqëria kanë shkuar për ndërtimin e fasadave dhe mureve, por pavarësisht mbulimit, problemet nuk kanë ndryshuar. Dhuna dhe agresiviteti ndaj grave dhe fëmijëve mbetet e njëjtë.

Kjo është arsyeja pse GCA është duke bërë kaq shumë përpjekje dhe është kaq e gatshme për të sjellë një botë ndryshimi.

Në 2001 GCA u vendos në Bathore me një qendër sociale ku zhvilloheshin të gjitha aktivitetet. Një qendër e re në një lagje tjetër u inagurua me 1 Nëntor 2013.