IMG_6697

Që prej 3 vitesh Global Care Albania ka një program specifik për fëmijët që shkojnë në shkollën fillore dhe që kanë nevojë për vëmendje të vecantë gjatë të mësuarit dhe me fëmijë që kanë probleme të të nxënit. Klasa ka pësuar një rritje në numër të fëmijëve që janë pjesë e kësaj klase të vecantë për shkak se fëmijët nuk kanë vëmendjen dhe kujdesin e duhur nga prindërit për kryerjen e detyrave, shkollat publike kanë një mbingarkesë nxënësish kështu që sërish ka një neglizhence nga ana e mësuesve si dhe shumë fëmijë vijnë nga familje që jetojnë në vështirësi ndaj dhe hapësira e përshtatshme  për të mësuar është shume e kufizuar.

Synimi I Global Care Albania është fuqizimi dhe udhëheqje në procesin e të mësuarit.

Aktivitetet:

  1. Takime të përditshme
  2. Mësime të vecanta anglishtjeje
  3. Takime individuale me prindërit
  4. Sigurimin e materialeve shkollor sipas nevojave.
  5. Festime të ndryshme ( ditëlindjet, Krishtlindja)