Friends fun faith

Të formojmë një grup rinor që e do Perëndinë dhe të krijojmë klimë respekti e miqësie brenda grupit, ky është qëllimi që Global Care Albania ka për shërbesën e të rinjve. Për 7 vite me rradhë GCA ka organizuar takime javore për të  ndërtuar dhe zhvilluar kapacitetet dhe aftësitë  e të rinjve. Në një komunitet si Bathorja mundësitë argëtuese për të rinjtë janë shumë të kufizuara. Një pjesë e mirë e të rinjve që janë pjesë e grupit kanë qënë më parë të përfshirë me shërbesën e fëmijëve.

Aktivitetet:

  1. Takime javore
  2. Të ftuar të vecantë
  3. Seminare dhe konferenca të ndryshme
  4. Takime kujdestarie
  5. Festime të ndryshme (Krishtlindja, ditëlindje, Shën Valentini , Pashkët)