Health

Global Care Albania ka filluar projektin me fëmijë me aftësi ndryshe që prej 2011. Ky shërbim ofrohet falas dhe ka si target fëmijë që vijnë nga familje me vështirësi financiare, ku mundësia për të marrë këtë shërbim kaq të nevojshëm është e vështirë dhe madje edhe e pamundur në shumë raste.  “Më shumë dashuri dhe respekt si dhe përmirësim i gjendjes shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara” kjo është motoja e stafit të specializuar që ofron këtë shërbim.

Me anë të këtij program zhvillojmë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe i ndihmojmë në rritjen e vetvlerësimit; si dhe informojmë dhe inkurajojmë nënat për kujdesin që këta fëmijë kanë nevojë.

Aktivitete :

  1.  Terapi manuale
  2.  Terapi zhvillimi dhe logopedi;
  3.  Vizite e përgjithshme me mjek në qendër
  4.   Takime me specialistë të fushës së mjekësisë
  5.  Terapi okupacjonale
  6.   Anzhornimi i planit cdo 3 muaj
  7.  Aktivitete argëtuese brenda dhe jashtë qendrës (festa, shëtitje)
  8.  Takime informuese me nënat